Futboll Seria A Sport

KRISHTLINDJE SPEKTAKOLARE/ Përballja Inter – Napoli nuk mund të humbet, zbulohet shifra e pabesueshme…

Do të jenë Krishtlindje spektakolare në “San Siro”, ku të mërkurën në mbrëmje, në “Boxing Day” të Serisë A, Inter dhe Napoli do të luajnë ndeshjen e madhe të javës së 18-të të kampionatit italian të futbollit.

Stadiumi, edhe për shkak të festave të fundvitit, nuk do të jetë i mbushur plot, por në “Meazza” pritet të jenë të pranishëm plot 65 mijë njerëz për të ndjekur sfidën mes zikaltërve dhe “axurrëve”.

Do të sfidohen dy rivalet kryesore të Juventus, një përballje që nuk mund të humbet. Pas lajmërimit zyrtar të Inter, që ka bërë të ditur se rreth 60 mijë persona do të ishin në shkallët e stadiumit, tani besohet se të mërkurën në mbrëmje do të preket kuota 65 mijë.

Related posts

SFIDA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ Alarmohet “Los Blancos”, infektohet një lojtar me koronavirus

Delo.autor

BAYERN KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Objektivi i madh për sezonin e ardhshëm është ylli i Barcelonës…

Delo.autor

NGA MAURIZIO TEK MAURICIO/ Lëkundet stoli i Sarrit. Tjetër konfrontim me lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment