Futboll Sport

FUTBOLL DHE MODË/ Lingard, një linjë veshjesh që sfidon CR7 dhe që i kushtoi vendin Mourinho-s

Futboll dhe modë, një binom pothuajse i pandashëm. Sa lojtarë janë të fiksuar me veshjet dhe bëjnë garë se kush merr ato më ekskluzivet? Pa dashur të shqetësojmë legjenda si Dani Alves, i cili ka mrekulluar (?) shpesh publikun në ceremonitë e mëdha me veshje ekstravagante, janë të shumtë kolegët e tij për të cilët veshja është e rëndësishme. Dhe ka nga ata që kanë krijuar një linjë të tyre veshjesh. Është rasti i ikonave si Cristiano Ronaldo ose David Beckham, por edhe… si Jesse Lingard.

Ndoshta është ajri i Mançesterit që i frymëzon, duke parë se ylli i United, ashtu si paraardhësit e tij të famshëm, ka vendosur të bëhet një fashion designer dhe ka krijuar JLingz. Veshje, por jo vetëm, siç ka bërë të ditur “The Sun”. Aksesorë, solucion pas rruajtjes dhe mbajtëse për telefona celularë.

Ndoshta është një tentativë për të bërë më mirë se Ibrahimovic (një tjetër që ka kaluar nga anët e Mançesterit), i cili mes dështimeve të pakta në karrierën e tij ka pikërisht një linjë veshjesh (A-Z), të cilën ka qenë  i detyruar ta mbyllë për shkak të borxheve as dy vite pas krijimit të saj.

Një ide e mirë domethënë? Po, po të mos ishte për faktin se Lingard ka vendosur ta inaugurojë aventurën e tij të re në javën që çonte te ndeshja me Liverpool, e humbur më pas 3-1 kundër United. Pikërisht ndeshja që i kushtoi në fund vendin Mourinho-s. Një zgjedhje shumë e kritikuar, veçanërisht nga legjenda e Manchester-it, Roy Keane.

“Nuk e njoh personalisht Jesse, por do t’ia kisha thënë dy fjalë: ‘mos e bëj, jo këtë javë’. Dhe fakti që askush nuk i ka thënë asgjë, të bën të kuptosh sa e rëndë është situata. Futbollistët nuk mund të mendojnë për këto gjëra të pakuptimta”. Ndoshta Keane ka të drejtë, por janë të shumtë futbollistët që e bëjnë. Dhe Lingard, tani që është bërë pjesë e lojës, nuk ka ndërmend të ndalet.

Related posts

Hyrje-dalje te Luftëtari, gjirokastritët mbushen në datën 6 dhe 13 qershor

Sadik.Autor

OBJEKTIVAT E SEZONIT TË JUVENTUSIT/ Emre Can: Champions? Vitin e kaluar kam humbur kundër Ronaldos, këtë vit…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë Dortmund-Bayern Munich. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment