Futboll Seria A Sport

FITORE PËR “INFARKT”/ Interi godet “Napoletanët” në kohën shtesë

Interi ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e sotme përballë Napolit. Goli i vetëm i takimit ka ardhur në minutën e 91 të takimit nga Lautaro Martinez.

Ka qenë një takim me shumë raste dhe dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, por argjentinasi është treguar “vrasës” përpara portës.
Kujtojmë se Interi është një nga ekipet që shënon më shumë në fundin e takimit dhe goli ka ardhur pikërisht në kohën e preferuar të zikaltërve. Napoli e mbylli takimin me 9 lojtarë, pas daljes së kuq të Kulibali, që duartrokiti me ironi gjyqtarin dhe Insinjes në fundin e takimit. Me këtë fitore zikaltërit ndodhen në kuotën e 36-të pikëve, ndërsa Napoli me 41 në vendin e dytë, nuk përfiton dot nga ndalesa e Juventusit.

Related posts

VENDIM EKSTREM I ARSENALIT/ Hiqet shiriti i kapitenit nga krahu i Aubameyang. Ja motivi…

Delo.autor

“SA HERË PREK TOPIN…”/ Bajrami super. Asllani me personalitet. Mediat “masakrojnë” Interin

F.autor

“EURO 2020″/ Lojtarët e Kosovës e ndezin nga një cigare para nisje për në Gjeorgji (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment