Futboll La Liga Sport

PEREZ KA NJË PLAN/ Real Madridi paguan klauzolën dhe siguron zëvendësuesin e Marcelos…

Florentino Perez ka një plan. Presidenti i Real Madrid po përgatit terrenin dhe beson se mund ta mbyllë marrëveshjen me lojtarin, për të cilin ka informacione shumë të mira: Junior Firpo. Lojtari i Betis-it dhe i kombëtares spanjolle U-21, është një nga mbrojtësit më premtues në qarkullim. Gjithashtu edhe Arsenal, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich e ndjekin nga afër lojtarin.

Në Madrid ai shihet si zëvendësuesi i Marcelo-s dhe, sipas shtypit spanjoll, Florentino tashmë i ka gati 50 milion euro për ta marrë lojtarin. Junior ëndërron të veshë fanellën e madrilenëve, por nuk do të largohet në janar. Lojtari nga Republika Dominikane, bie në sy për shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e tij, këto cilësi bënë që të tërhiqte vëmendjen e Quique Setien kur Firpo luante në Segunda Division B dhe bënë, që shumë shpejt trajneri t’i besonte edhe vendin e titullarit te Betis.

Një bast i fituar për trajnerin spanjoll. Junior tashmë është një yll dhe Perez e di këtë. Për këtë arsye është i bindur se ai do të jetë sunduesi i krahut të majtë në “Santiago Bernabeu”. Çmimi është 50 milionë euro, por mund të ulet me përfshirjen e një lojtari tjetër, i cili nuk bën pjesë në planet e Real Madrid, Theo Hernandez.

Related posts

HUMBJE PËR TU HARRUAR/ Shqipëria e Femrave pëson 8 gola në Finlandë (VIDEO)

Delo.autor

E besoni apo jo? Një menaxher shqiptar qëndron pas Maurizio Sarrit…

Sadik.Autor

28-VJEÇARI PA TROFE/ Varka e shpëtimit për yllin Kane mund të jetë Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment