Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventusi shumë pranë akordit për yllin uellsian

Merkato e janarit sillet rreth Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian është një futbollist pa kontratë në fund të sezonit te Arsenali dhe ky fakt ka zgjuar interesin e shumë klubeve evropiane.

Me Juventusin që thuhet se është shumë pranë, madje ka arritur dhe akordin verbal me 28 vjeçarin, një tjetër skuadër kampione del në skenë. Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, me kampionët në fuqi të Francës që kanë gati një kontratë 18 mujore për Ramsey.

Sipas “L’Equipe” drejtori sportiv, Antero Henrique thuhet se ka qenë në kontakt me lojtarin e Arsenalit dhe ka negociuar një çmim prej rreth 10 deri në 20 milionë euro.

Në garë për shërbimet e Ramsey  janë edhe skuadra si Manchester United, Milan, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Related posts

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Isa.Autor

LA LIGA/ Diego Simeone zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

TRIUMFI I PARË ME JUVENTUSIN/ Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018 në…

Delo.autor

Leave a Comment