Futboll Seria A Sport

MODRIC – INTER NUK KA MBARUAR/ Konfirmohet refuzimi që mban gjallë ëndrrën “Zikaltër”

Modric-Inter nuk ka mbaruar. Pas tentativave të pasuksesshme të verës së kaluar, zikaltrit mund të kthehen në sulm për fituesin e Topit të Artë 2018. Luka Modric, mesfushori i Real Madrid, duket se është shumë afër largimit nga “Los Blancos” pasi ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin e kontratës që i ka bërë klubi spanjoll.

Një “jo” ndaj ofertës së Florentino Perez dhe një propozim në tavolinë nga ana e Inter. Kjo është situata në të cilën duket se ndodhet kroati. Pas lajmit të dhënë nga “Telemadrid”, ka ardhur konfirmimi edhe nga “AS”.

E përditshmja e njohur iberike, në fakt, ka bërë të ditur se Modric ka marrë një ofertë nga Interi: 10 milionë euro në sezon për dy vite, për t’u transferuar më pas në Kinë.

Në këtë pikë, siç ka shkruar “AS”, Real Madrid mund të jetë i detyruar të heqë dorë nga Topi i Artë verën e ardhshme për të mos rrezikuar që ta humbasë atë me kosto zero. Veçanërisht pas këtij sezoni fantastik dhe një kontrate që skadon në qershorin e 2020-ës.

Related posts

“EURO 2020″/ Finalja e parakohshme, ja cili do të vendosë drejtësi në Angli-Gjermani…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Gattuso refuzoi 18 ekipe për Napolin, ja emrat

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Gjoka plas “bombën”: Gjendje kritike, iki nëse presidenti nuk paguan lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment