Futboll Seria A Sport

KISHTE DY MUAJ PA SHËNUAR/ Ja çfarë thotë Higuain pasi i dhuroi fitoren Milanit

Gonzalo Higuain ka shënuar golin e fitores në fitoren me përmbysje të Milanit 2-1 përballë SPAL-it.

Ishte goli i Higuain në minutën e 64’ që vendosi gjithçka. Argjentinasi kishte dy muaj pa shënuar me fanellën e Milanit, ndërsa “Pipita” golin ia dedikoi një personi të veçantë.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tri pikë të rëndësishme. Pas gjithë asaj që kemi shpërdoruar, tani ne mund të pushojmë të qetë me familjet tona” ka thënë sulmuesi për “DAZN”.“Gattuso gjithmonë më ka përkrahur mua dhe ka qenë i sinqertë. Golin ia dedikoj atij” ka thënë ai.

Gattuso fitoi edhe një shans me fitoren ndaj SPAL-it, mirëpo për ndeshjen e radhës ai nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Susos, pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq.

Related posts

ZBULON TË VËRTETËN PËR YLLIN E REALIT/ Alvaro Odriozola: Është shumë i saktë para portës, ka punuar…

Delo.autor

PO NA MBAROJNË FJALËT E MIRA/ Ferdinand lavdëron Sterlingun: Njëri ndër pesë lojtar më të mirë në botë

Delo.autor

Mbrojtësi argjentinas rrëfehet: Ja si më përjashtoi Mesi nga kombëtarja pas një sherri

Isa.Autor

Leave a Comment