Boks

SPEKTAKËL ME “KO”/ Ja kush është zgjedhur si Raundi më i Bukur për 2018

“Ring Magazine”, revista prestigjoze e sportit të boksit, ka zgjedhur raundin e 12-të të duelit mes boksierëve Tyson Fury e Deontay Wilder si “Raundin më të Bukur të Vitit 2018”. Ky duel u zhvillua më 2 dhjetor në Los Anxhelos dhe do të mbahet mend gjatë nga dy boksierët e nga fansat e këtij sporti.

Në këtë raund, një grusht i fortë i Wilder hodhi “KO” britanikun Fury, që pas disa sekondash coroditje arrin të ngrihet në këmbë, duke habitur të gjithë. Në këtë duel, Fury i rezistoi dy “knockdowns” për të vijuar sfidën ndaj kampionit të botës, sfidë e cila në fund u mbyll në barazim.

Fury, pas këtij dueli, fitoi cmimin si “Rikthimi i Vitit”, ndërsa Wilder arriti të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC. Dy boksierët kanë nisur bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin për të nxjerrë një fitues. Kjo ishte sfida më e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.

Related posts

Tyson Fury: Nuk përballem me Bellew, pasi nuk dua t’i shkaktoj dramë familjare

Sadik.Autor

DEKLARATA TRONDITËSE/ Zef Gjoni: Gjetan Keta e trukoi ndeshjen, ky nuk është boks

Isa.Autor

KONFIRMON SFIDËN/ Joshua: Më 13 prill kam prenotuar “Wembley” për të dueluar ndaj Wilder

Isa.Autor

Leave a Comment