Futboll Seria A Sport

ME SHAKA I DREJTOHET ALLEGRIT/ Masimo Ferrero: Edhe sot ju ndihmoi Shën By**a

Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, njihet në ambientin sportiv italian, si një njeri thumbues me deklaratat e tij të shpeshta.

Para ndeshjes së djeshme me Juventusin, deklaroi se nëse do fitonin në Torino, do i qethte flokët si Naingolan.

Por, edhe pas takimit, teksa kalonte në zonën miks të stadiumin, e lëshoi edhe një batutë.

Trajneri Alegri po jete një intervistë për mediat, dhe në atë moment, kalon presidentin Ferrero.

Me shaka, ai i afrohet dhe i drejtohet: “Edhe sot ju ndihmoi Shën By**a”, ndërkohë që Alegri e kalon me një të qeshur këtë moment, edhe pse gjendej para mediave.

Batutë kjo nga Ferrero, që vjen pas golit të anuluar të Sampdorias në sekondat e fundit të takimit, ku me anë të VAR-it, Juvja fitoi me shifrat 2-1.

Related posts

SFIDA NDAJ QARABAG/ Bruno Telushi: Besoj se ia dalim, duhet të korrigjojmë…

Delo.autor

PËRPLASJA ME TIFOZËT E LUFTËTARIT PAS HUMBJES/ Trashi sqaron situatën: Jam afruar tek ultrasit sepse…

Delo.autor

“KËSHILLON” BARCELONËN/ Ish-sulmuesi Cassano: Nëse të duhet një lojtar i ri dhe i fortë, merr mbrojtësin e…

Delo.autor

Leave a Comment