Formula 1

PO I AFRON DITËLINDJA/ “BILD” zbulon sesi jeton Schumacher 5 vjet pas aksidentit

Dita e djeshme shënoi plotë 5 vite që nga aksidenti tragjik në Alpet e Zvicrës që për pak i mori jetën legjendës së Formula Uno, Michael Schumacher.

Që nga ajo ditë, shumë pak lajme janë bërë të ditura për gjendjne shëndetësore të kampionit të Ferrarit.

Megjithatë së fundmi është konfirmuar se Schumacher e ka kaluar rrezikun dhe madje është ngritur në këmbë.

Një përforcim të këtij lajmi e bënë gazeta porestigjoze BILD, ku shkruan se zyra e vjetër e Schumit në pesë vitet e fundit është transformuar në një dhomë spitali e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme.

“Asgjë nuk mungon për të përshpejtuar shërimin e Schumacher” shkruan Bild, që raporton se si në dhomën e tij dëgjohet edhe zhurma e motorit të makinës së tij të vjetër të garave.

“Kështu jeton Schumacher sot”. Me këtë titull në kopertinën e saj Bild ndez shpresat e lexuesve për një përmirësim të shëndetit të kampionit të Formula 1, i cili pas pak ditësh do të festojë 50-vjetorin e ditëlindjes.

“Për pyetjen se si është sot Schumi nuk ka një përgjigje preçize”, shkruan Bild, duke shtuar që kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën.

“Por ka gjithashtu një arsye se përse Schumacher pas aksidentit, pesë vite më parë, nuk është shfaqur në publik”, komenton tabloidi, duke lëshuar mistere.

E përditshmja raporton opinionin e një neurobiologu të Max-P-lank Institut,Tobias Bonhoffer, sipas të cilës “në përgjithësi dëmtimi i cipës nervore të trurit dhe i palcës së kurrizit nuk mund të rikuperohen”.

“Ky është ndryshimi me të tjera pjesë të trupit njerëzor, si p.sh lëkura, apo mëlçia të cilat mund të rigjenerohen”, ndërsa në rastin e Schumacherit “qelizat e dëmtuara të trurit nuk janë të mjaftueshme për të zhvilluar punën e tyre”.

“Për bashkëshorten e Schumi, Sabine Kehm, kam një konsideratë të lartë”, vazhdon shkencëtari i cili shton se e admiron për mënyrën se si e përballon me përgjegjësi këtë situatë të vështirë.

Related posts

Toto Wolff: Rinovimi i kontratës së Hamilton, lojë fëmijësh

Q.Autor

ZYRTARE/ Katari hyn në kalendarin e “Formula 1”, në Losail garohet më 21 nëntor

Delo.autor

Surprizon Bottas, “pole position” në Austri, ndjekin Hamilton e Vettel

Isa.Autor

Leave a Comment