Futboll Premier League Sport

QËNDRON NË “OLD TRAFFORD”/ Ylli i Man United refuzon ofertën e gjigandëve të Europës

Marcus Rashford ka deklaruar sot se nuk do të largohet nga Manchester United, pasi preferon të qëndrojë dhe të luajë në “Old Trafford”, ku ka gjetur ritmin pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer si trajner.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun, në adresë të talentit 21-vjeçar ka ardhur një ofertë e shkëlqyer nga La Liga, nga skuadra e Real Madrid.

Gjithsesi, drejtuesit e ekipit “merengues” kanë mbetur të zhgënjyer nga përgjigjja që kanë marrë, një “JO”.

Talenti 21-vjeçar i United dhe kombëtares britanike po shkëlqen këtë sezon që kur ka ardhur trajneri i ri, duke qenë titullar dhe goleador, madje bashkë me Pogba janë kthyer në liderë. Për këtë arsye, ai preferon të ruajë këto pozita edhe pse konkurrenca është e fortë.

Real Madrid shpresonte të bindte sulmuesin për ta sjellë në Madrid, për të qenë ai idhulli i ardhshëm i “los blancos”, por ky transferim ka dështuar që në start.

Related posts

Guardiola: Mos na krahasoni me to, jemi ende larg këtyre tri klubeve!

Delo.autor

PO MAHNISIN/ Sa shumë yje te KOSOVA, italianët i thurin lavde. Gjithçka perfekte…

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Fundosen verilindorët, Pervan shënon të tretin

Delo.autor

Leave a Comment