Boks MMA

ËSHTË QUAJTUR “HULKU” RUS/ 17-vjeçari debuton në MMA duke masakruar rivalin (VIDEO)

Ashab Tamaev, i njohur në rrjetet sociale si “Hulk”-u rus, debutoi në artet marciale të përziera dhe e bëri këtë me një stil shumë agresiv, duke e masakruar rivalin e tij. Dhë të mendosh se ai është vetëm 17-vjeç. Po, po, ky djalosh është me të vërtetë një adoleshent. Sigurisht, nuk tregon për aq, nëse shikoni muskujt dhe madhësinë e tij.

Ai ka një qafë prej 20 inç, për të mos përmendur “bicepsin” e fryrë. Pra, me të drejtë është quajtur “Hulk”-u rus. Tamaev është bërë i njohur në rrjetet sociale për stërvitjet e tij të çmendura. Sfida debutuese në MMA e përballi atë me një luftëtar të quajtur Melvin.

Ata shkëmbyen disa goditje të egra, përpara se Tamaev të dominonte kundërshtarin dhe të regjistronte përfundimisht fitoren. Me të vërtetë, çfarë lufte! Përderisa ai nuk është një emër i madh në botën e MMA, video e luftës së tij ka grumbulluar mbi 6 milionë shikime.

Related posts

Ronda Rousey: Pas humbjes me Nunes mendova se Zoti më kishte braktisur

Sadik.Autor

KAMPIONI MË I RI I BOTËS NË “WBA”/ Robin Krasniqi emocionon shqiptarët pas fitores së bujshme (FOTO)

Delo.autor

ZBULON MENAXHERI/ Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury dhe planet për 2022-shin

Delo.autor

Leave a Comment