Futboll La Liga Sport

FITON ME “DOPIETË” ALAVES/ Valencia dhe një përmbysje që “DËRGON” “Los Blancos” në…

Alaves po paraqitet mirë në këtë sezon të La Ligas dhe pasditen e sotme ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Valencia-s në shtëpi. Një sukses ky që ka ardhur me përmbysje për vendasit falë dy golave të shënuar nga Baston (21′) dhe Pina (45′) pasi Parejo (14′) kishte kaluar në avantazh miqtë.

Alaves ka arritur të parakalojë Real Madrid në renditje me këtë fitore dhe është ngjitur në vendin e katërt, i fundit që garanton pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League. Gjithsesi, “Los Blancos” do të kenë mundësinë të kundërpërgjigjen nesër në takimin që do të luajnë në shtëpi kundër Real Sociedad (18:30).

Valencia, ndërkohë, mbetet në vendin e 11-të të renditjes me 22 pikë.

Related posts

FOTO/ Chievo-Udinese, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Q.Autor

Allegri: Roma na vështirësoi punën, i shoh për titull së bashku me Napolin

Delo.autor

INTERI NIS FESTËN/ REALI po përgatitet për të gjetur zëvëndësuesin e MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment