Futboll

VILLARREAL NDALET PËRSËRI/ “Nëndetësja e Verdhë” prek fundin me barazim pa gola

Villarreal është ndalur në barazim pa gola në fushën e Eibar duke vijuar të qëndrojë në vend të 17-të me po kaq pikë pas javës së 18-të në La Liga.

E njohur si “nëndetësja e verdhë”, Villarreal nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon edhe pse arriti të barazojë me Real Madrid tre ditë më parë falë golave të Santi Cazorla. Sot, Eibar komandoi përgjatë 90 minutave duke krijuar mundësi të shumta shënimi por nuk ia dolën të gjejnë rrjetën. Me këtë barazim vendasit ngjiten në kuotën e 22 pikëve në vend të 12-të. Ky është barazimi i katërt radhazi për Eibar në kampionatin spanjoll, ndërsa për Villarreal është i treti radhazi.

Për sot janë edhe tre sfida të tjera në La Liga:

Sevilla – Atletico Madrid në 16:15
Real Madrid – Real Sociedad në 18:30
Getafe – Barcelona në 20:45

Related posts

PAS ZHDUKJES SË EMILIANO SALA/ Lojtari i Cardiff Cityt zbulon se si ai organizoi fluturimin

Delo.autor

LUHET DERBI! Statistikat, ja si kanë përfunduar 25 sfidat e fundit mes Tiranës dhe Partizanit

F.autor

LAJM I KEQ për Argjentinën/ KROACIA do luajë pa 10 TITULLARË ndaj Islandës

Isa.Autor

Leave a Comment