Futboll Seria A Sport

ARRIN AKORDIN ME INTERIN/ Ja sa do të jetë paga e Godinit tek “Zikaltërit”

Mediat e njohura italiane kanë raportuar se Diego Godin ka arritur marrëveshje me Interin, ku do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me 6 milionë euro për sezon.

Uruguaiani pritet të largohet nga Atletico Madrid si lojtar i lirë në verën që vjen, pasi nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

Ai do t’i përfitojë 6 milionë euro për sezon, plus shtesat, me opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit.

Godin është pjesë e klubit spanjoll që nga vera e vitit 2010, mirëpo skuadra e Diego Simeones ofron vetëm nga një vit kontratë për lojtarët mbi moshën 30-vjeçe, dhe kjo mund ta shtyjë lojtarin që të largohet nga Madridi.

Related posts

E BUJSHME/ Formacioni i “Djajve të Kuq” me Mandzukic dhe Dybala për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Conte-Mourinho, vijon lufta në distancë mes tyre, italiani e tepron

Q.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Crvena Zvezda-Milan. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment