Futboll Sport

NË PRITJE TË KARIKARIT/ Menaxheri i Partizanit: Nuk e dimë si do të përfundojë operacioni

Partizani nuk heq dorë nga sulmuesi Kuame Karikari, teksa interesimin për 26-vjeçarin e ka pranuar edhe vetë menaxheri i të kuqve, Ildi Dajlani.

Dajlani pohon se sulmuesi ganez është në listën e lojtarëve të preferuar, por ende nuk dihet si do të përfundojë ky operacion.

“Ne po punojmë për të tërhequr afrime të reja dhe kemi nisur të kontaktojmë për futbollistët të cilët janë në listën tonë. Për Karikarin nuk mund të them ende asgjë, duke qenë se nuk e dimë si përfundon ky operacion. Pas disa ditësh, do të qartësojmë edhe afrimet e reja në skuadër”, shprehet Dajlani për median azerbajxhanase.

Related posts

“SHPRESOJ QË KJO TË JETË NDESHJA…”/ Shaqiri merr shiritin e Granitit: Jam shumë krenar

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Messi-Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Delo.autor

REVOLUCION TOTAL TEK SERIE A/ Kalendari bëhet asimetrik si në Premier dhe La Liga, por me një tjetër ndryshim

Delo.autor

Leave a Comment