Futboll Seria A Sport

MAROTTA – WANDA NARA/ Sfidë milionash për rinovimin e Icardit, ja shifrat

Sfida mes Interit dhe kapitenit të saj Mauro Icardi për rinovimin e kontratës po hyn në fazën më interesante.  javën e ardhshme do të zhvillohet takimi mes Administratorit të deleguar të klubit zikaltër, Beppe Marotta dhe prokuratores e bashkëshortes së lojtarit, Wanda Nara.

Çështja e vetme është rinovimi i kontratës së sulmuesit 25-vjeçar. Interi është gati t’i ofrojë lojtarit argjentinas 7 milionë euro në sezon, përfshi edhe bonus, një kontratë deri në vitin 2023. Kjo është një kontratë e ngjashme me atë që ka edhe Paolo Dybala me Juventusin.

Oferta e Interit është më e lartë se ajo e bërë para Krishtlindjes (6 milionë euro), ndërkohë që lojtari ka bërë me dije se kërkon 9 milionë euro në sezon. Palët do të diskutojnë për këtë shifër, por synohet që të gjendet një rrugë e mesme, tek 8 milionë euro në sezon.

Related posts

NIS ME DEBUTIM NË MIQËSORE/ Theo Hernandez, shënon golin e parë me Milan (VIDEO)

Delo.autor

Sot vendimi/ Skënderbeu sytë nga UEFA, por ka shkelje proçeduriale

Sadik.Autor

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Portugalia lejon 16,500 spektatorë për sfidën Manchester City-Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment