Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Zonja e Vjetër” po tenton transferimin, një asist nga Barcelona për Ramsey

I bllokuar tashmë për sezonin e ardhshëm falë një kontrate paraprake, Juventus po tenton të përafrojë edhe më shumë transferimin e mesfushorit Aaron Ramsey. Kontrata e futbollistit me klubin anglez të Arsenal skadon në qershor të këtij viti, dhe në verë ai do të transferohej me kosto zero nga “Topçinjtë”, ndërkohë që bardhezinjtë shpresojnë të marrin mesfushorin që tani në këtë merkato dimri.

Një asist për të bindur Arsenal-in të pranojë ofertën e bardhezinjve, mund të mbërrijë pikërisht nga Barcelona, me klubin anglez që ka hyrë në tratativa me katalanasit për Denis Suarez. Nëse klubi blaugrana do të rriste pretendimet për spanjollin, atëherë  Unai Emery mund të bindet të humbasë 6 muaj para kohe shërbimet e uellsianit Ramsey.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN PAS TAKIMIT ME PEREZ/ Sergio Ramos vendos: Ky është vendi ku unë dua të jem…

Delo.autor

I PËRFUNDON KONTRATA SEZONIN PASARDHËS/ PSG vendos për të ardhmen e Nejmarit

Delo.autor

U ZGJODH ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË “UEFA-S”/ Ja rroga vjetore e Armand Dukës për këtë pozicion

Delo.autor

Leave a Comment