Futboll Seria A Sport

MILANI NUK NDALET NË MERKATO/ “Kuqezinjtë” “peshkojnë” talentin e Sasuolos

Megjithëse dje ishte dita e Lukas Paketës, Milani nuk e ndërpreu veprimtarinë në merkato. Interesi për Stefano Sensin e Sasuolos është tashmë i njohur, teksa ka zëra që garantojnë edhe një akord të klubit me lojtarin në lidhje me pagën dhe kontratën në rast zbarkimi në Milano.

Pengesat e vetme mbeten kërkesat e Sasuolos që zotëron kartonin e 23-vjeçarit. Zigjelbrit pretendojnë të paktën 25 milionë euro, teksa arkat e “Djallit” nuk kanë më shumë se 20 milionë euro. Marrëdhëniet me presidentin Skuici (milanist) janë të shkëlqyera, por më shumë sesa kostot e lojtarit, ato mund të ndikojnë te formula e pagesës me Leonardon, që kërkon një huazim me të drejtë blerjeje, me paratë që do të likuidoheshin në disa sezone.

Distanca mes palëve nuk duket e madhe, teksa te Milani synojnë të mbyllin bisedimet brenda javës, me Sensin që do t’i bashkohej ekipit në avionin drejt Zhedah në Arabinë Saudite, ku Milani do të luajë finalen e Superkupës italiane.

Related posts

NDODH NË GREQI/ Gjyqtarët polakë vijnë të dehur dhe shkaktojnë rrëmujë

F.autor

“DJALË I KEQ”/ Balotelli nuk ndryshon kurrë, tani e tepron me trajnerin, reagon KEQ

Isa.Autor

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Delo.autor

Leave a Comment