Futboll La Liga Sport

MESAZH TË QARTË REAL MADRIDIT/ Keylor Navas: Ditën kur nuk e meritoj të jem titullar, do të…

Mbreti Felipe VI i dha këtë mëngjes Keylor Navasit trofeun e Komunitetit Ibero-amerikan, në Pallatin Mbretëror të “El Pardos”, në Madrid. Pas ceremonisë, portieri i Real Madridit foli për shtypin rreth situatës së tij në klubin e bardhë dhe rikthimin në portë ndaj Leganes, pas lëndimit të Thibaut Courtois.

Ditën kur unë nuk mendoj se mund të jem titullar, do të shkoj në shtëpi. Gjithmonë kam punuar për këtë, por pastaj është një trajner që vendos dhe ne duhet të punojmë e të bëjmë gjëra të mira, sidomos kur na jepet mundësia për të luajtur.

Ndodhi tani, për shkak të lëndimit të Courtois, por nëse vazhdoj kështu, e di vetëm trajneri. Jam 100% në dispozicion të Solarit, duhet të jemi të bashkuar”, – tha kostarikani, i cili shtoi se ishte krenar për çmimin e marrë.

Disa fjalë nga portieri edhe për rinovimin me “Los Blancos”, që nuk duket në sfond: “Unë kam disa vite këtu, gjithmonë kam luftuar për të dhënë maksimumin. Ndoshta askush nuk e di, por unë jetoj të tashmen, e cila lidhet me Real Madridin. Do të vazhdoj të jap gjithçka këtu“.

Related posts

John Stones: Guardiola na ka thënë se do të na këshillojë gjatë Kupës së Botës…

Sadik.Autor

NUK JANË PJESË E PLANEVE TË TRANJERIT ITALIAN/ Ançeloti i tregon derën dy futbollistëve të Realit

F.autor

SERIE A/ Përlotet trajneri i Fiorentinës: Skuadra ime qan dhe vuan

Q.Autor

Leave a Comment