Futboll La Liga Sport

NDIZEN POLEMIKAT NË “LOS BLANCOS”/ Isco bën një gjest të rëndë kundër trajnerit

Isco dhe Reali, një çift që nuk kanë qenë kurrë kaq në krizë sa tani dhe është e qartë që mesfushori nuk ka më vend në Madrid.

Edhe mbrëmë, në sfidën kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Isco e nisi nga stoli, sinjali më i qartë se trajneri Santiago Solari nuk e ka fare në planet e tij. Që kur argjentinasi ka marrë drejtimin, mesfushori ka luajtur vetëm 2 herë nga minuta e parë dhe tashmë problemi i madh i Realit është si të përfitojë sa më shumë prej tij, sepse në këtë moment zor se ndonjë klub është gati të shpenzojnë shifra të mëdha për të.

Tani në Spanjë ka polemika edhe për një gjest të Isco-s, i cili para ndeshjes kundër Leganes ka klikuar “Like” (pëlqej) mbi një koment në faqen e tij në Twitter, ku një tifoz kritikonte vendimin e trajnerit Solari për ta lënë jashtë formacioni.

“Ai ka zgjedhur Dani Ceballos dhe Casemiro para Isco-s. Edhe pse është tërhequr nga futbolli i luajtur 20 vite më parë, rrezik zbriste vetë në fushë, para se të fuste Isco-n në formacion”, shkruhej në komentin e tifozit.

Isco e pëlqeu komentin, duke e hequr më vonë “Like”. Në pjesën e dytë të takimit të djeshëm Isco luajti 19 minuta, por zor se do të luajë më shumë tani e tutje.

Related posts

FORMULA 1/ U rendit i gjashti, por Ferrari do të arkëtojë më shumë se kampionët e Mercedes

Delo.autor

DO TË JETË APO JO NDAJ BARCELONËS? Del përgjigjja e tamponit për Ronaldon

Delo.autor

NAPOLI-BARCELONA/ Ndeshja mes frikës së koronavirusit. Nuk ka fitues. Gjithçka vendoset në “CAMP NOU”

F.autor

Leave a Comment