Futboll Sport

NUK KA PAQE PËR CR7/ “Zhduket” Jasmine, një shqetësim më pak për Ronaldon (FOTO)

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldo-n gjatë kësaj periudhe. Portugezi duhet të përballet me të kaluarën, por ndërkohë Jasmine Lenard, akuzuesja e tij e re, është zhdukur nga rrjetet sociale.

Lajmi është dhënë nga “Mundo Deportivo” dhe ka lidhje me ish-të dashurën e CR7, e cila është bërë një nga më të kërkuarat në internet pas deklaratave të ashpra të bëra kundrejt yllit të Juventus-it, të cilin ajo e ka quajtur psikopat. Tani ajo dhe akuzat e publikuara në rrjetet sociale janë zhdukur dhe kjo manovër mund t’i krijojë shumë probleme.

Në fakt, fshirja e deklaratave nuk mjafton për të ndryshuar opinionin publik. Sipas të përditshmes spanjolle, mbrapa kësaj lëvizjeje ka diçka serioze. Zhdukja mediatike mund të jetë një zgjedhje e menduar mirë.

Ata që mund të kërkojnë Jasmine Lenard në Twitter do të marrin si përgjigje se kjo faqe nuk ekziston. Edhe profili në   Instagram është “blinduar”. Hipoteza e ngritur nga “Mundo Deportivo” është se Jasmine mund të jetë këshilluar nga avokatët për ta bërë një gjë të tillë.

E vetmja siguri është se kjo histori nuk mbaron me kaq. Mbetet për t’u kuptuar sesi do të vazhdojë: flluskë sapuni apo gjykatë?

Related posts

MERRET VENDIMI/ Federata Angleze e Futbollit me sanksione të rënda, gjobë 5 mijë paund për ata lojtarë që…

Delo.autor

7 LOJTARË JASHTË LISTËS SË KOMBËTARES/ Të anashkaluarit e Rejës, ja ecuria e tyre sezonale…

Delo.autor

E DO INTERI/ Giroud merr vendimin final për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment