Formula 1

HAMILTON NUK NJEH LIMITE/ Ja dhurata marramendëse që i bën vetes për titullin e 5 (FOTO)

Lewis Hamilton nuk njeh limite, si në pistë ashtu dhe jashtë saj. Piloti britanik, 5 herë kampion bote në Formula 1, i ka bërë vetes dhuratë një shtëpi ëndrrash në Manhatan. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, për të blerë këtë apartament në Nju Jork, Hamilton ka shpenzuar 32 milionë stërlina.

Apartamenti që ka blerë Hamilton ka një sipërfaqe prej 600 mëtra katrorësh dhe ka një hapësirë të madhe të jashtme, me pamje nga lumi Hudson. Mes komoditeteve që ka kjo shtëpi edhe një pishinë, një palestër, një fushë për “squash” dhe një bibliotekë. Ky është apartamenti i dytë që piloti britanik blen në Nju Jork, teksa ka shpenzuar 34 milionë stërlina edhe për një hyrje të parë, disa vite më parë.

 

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Hamilton dhuron spektakël në Barcelonë, Verstappen dorëzohet në fund

Delo.autor

FORMULA 1/ Surpriza në provat e lira, në Austri dominon Sergio Perez, Ferrari sërish si breshka (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Lamtumira e fundit pilotit francez Anthoine Hubert në katedralen e Notre Dame (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment