Futboll Premier League Sport

TRANSFERTAT KTHEHEN NË MAKTH/ Arsenali mposhtet në derbin e Londrës

Transfertat janë kthyer në një makth për Arsenalin. Në 5 sfidat e fundit jashtë fushe, “topçinjtë” kanë pësuar 3 humbje dhe kanë barazuar 2 herë.

Ditën e sotme, skuadra e Unai Emeri u mposht me rezultatin 1-0 në derbin e Londrës ndaj Uest Hemit. Goli i Rice në minutën e 48-të i siguroi fitoren vendasve të cilët u ngjitën në vendin e 8-të.

Ndërkohë një situatë aspak e qetë te Arsenali që rrezikon të humbasë vendin e 5-të. Një sezon plot luante për “topçinjtë” të cilët nuk po gjejnë qetësi. Humbja ndaj Uest Hemit ishte e para për vitin 2019, pasi kujtojmë që në ndeshjen e 1 janarit, skuadra e Emerit arriti të triumfonte me rezultatin 4-1 ndaj Fulhemit. Ndërkohë në sfidën e radhës Arsenali do të presë Çelsin në shtëpi, një tjetër disfatë do ta zhyste në krizë skuadrën londineze.

Related posts

NDESHJA NË EUROPA LEAGUE/ Dalin përgjigjet e testeve të Koronavirusit për Teutën

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton zbulon sekretin: Ky është çelësi i sukseseve të mia

Delo.autor

NË PRITJE TË LAUTAROS/ Inter i varur nga kapiteni, argjentinasi drejt rikuperimit të plotë

F.autor

Leave a Comment