Futboll La Liga Sport

TRONDITET REAL MADRITI/ Solari: “Benzema ka thyer gishtin e dorës së djathtë”

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari e ka konfirmuar dëmtimin e Karim Benzema, i cili ka thyer gishtin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betisit.



Benzema u rrëzua mbi dorën e tij të djathtë dhe kishte dhimbje para se të largohej nga fusha e blertë.

Solari tha se francezi e ka thyer gishtin, mirëpo nuk dha informacione se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Benzema ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitjet e tij në këtë sezon.

Kujtojmë që Real Madridi mori fitore me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Betisit në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të La Ligas.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ka aq shumë sa për të vendosur këmbët, Messi poston FOTON epike me “Topin e Artë”

Delo.autor

Fakiç “thumbon” të larguarit: Më mirë ujk në një ditë, se një dele gjithë jetën

Sadik.Autor

“PUNOVA POR REZULTATET NUK ISHIN TË MIRA”/ Panucci flet pas shkarkimit

Delo.autor

Leave a Comment