Boks

E FUNDIT/ Khan – Crawford zgjedhin arenën dhe datën ku do të duelojnë për titullin

Boksieri amerikan Terence Crawford, kampion i botës në peshën “welter” (pesha 63.5kg deri 66.7kg), kategoria WBO, do të mbrojë titullin më 20 prill të këtij viti ndaj britanikut Amir Khan. Sfida mes dy ikonave të këtij Divizioni do të zhvillohet në stadiumin “Madision Square Garden të Nju Jorkut”.

Lajmi është konfirmuar nga promotori Bob Arum, që tha: “Zgjodhëm Nju Jorkun, që është kthyer në një arenë të rëndësishme e këtij sporti. Për këtë duel planifikojmë 20 mijë bileta të shitura dhe një fitim të madh PPV (pay per view-paguaj për ta parë), pasi bëhet fjalë për dy boksierë të mëdhenj të këtij Divizioni”.

Për Crawford, i pamposhtur në ring (34 fitore e asnjë humbje), kjo është hera e dytë që e mbron këtë titull, të cilin e fitoi në qershor të vitit të kaluar. Përballë 31-vjeçarit amerikan do të jetë një ish-kampion i kësaj peshe, britaniku Amir Khan, 33 fitore e 4 humbje në ring për boksierin 32-vjeçar.

Në pritje që të zyrtarizohen edhe sfidat e peshave të rënda për këtë vit, kjo përballje mes Crawford dhe Khan konsiderohet nga mediat si më e bukura e vitit 2019 deri më tani. Për Khan, kjo është sfida e tretë pas rikthimit që bëri në ring një vit më parë, ku synon të rrëmbejë sërish titullin kampion.

Related posts

Amir Khan; Canelo Alvarez duhej të ishte përjashtuar nga sporti prej dopingut

Sadik.Autor

SUPER DUELI/ McGregor kërkon të ndeshet përsëri, Khapi reagon në mënyrë shumë MISTERIOZ

Isa.Autor

Jo vetëm Wilder, ja kandidatët për t’u përballur me Anthony Joshua

Sadik.Autor

Leave a Comment