Futboll Seria A Sport

SUPERKUPA E ITALISË/ Higuain e mbyll ndeshjen me sherr (VIDEO)

Juventus ka mundur 1-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë dhe Gonzalo Higuain, i aktivizuar në pjesën e dytë, ka qenë protagonist pas përfundimit të takimit.

Argjentinasi, në fakt, ka patur një debat të ndezur me arbitrin e ndeshjes, Banti-n. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të Milan dhe e ish-kuqeziut Bonucci për t’i ndarë.

“Pipita”, i cili flitet se është shumë afër transferimit te Chelsea, ka qenë protagonist i një episodi të ngjashëm në ndeshjen e kampionatit të luajtura mes këtyre dy skuadrave 11 nëntorin e kaluar.

Ai takim, i fituar 2-0 nga Juventus, ka qenë për t’u harruar për sulmuesin kuqezi, i cili ka humbur një penallti dhe është ndëshkuar me karton të kuq.

Related posts

Tottenham “ngrin” Real Madrid: Kane nuk largohet!

Q.Autor

PËRBINDËSHI I TROFEVE/ Zbuloni 8 REKORDET e RONALDOS me fanellën e Realit

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ TOTTENHAMIT NË CHAMPIONS/ Ja bilanci “i zi” i Guardiolës për humbjet në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment