Futboll Seria A Sport

YLLI NJË HAP LARG MILANIT/ Mbyllet me sukses takimi për pasardhësin e Higuainit

Krzysztof Piatek është një hap larg Milan-it. Takimi i zhvilluar mes Leonardo-s dhe drejtuesve të Genoa-s, që ka zgjatur tri orë, nuk ka sjellë një komunikatë zyrtare, por tashmë duket se gjithçka është e mbyllur.

Takimi vendimtar mes palëve është lënë për të martën, një ditë pas ndeshjes së kampionatit që do të zhvillohet mes Genoa-s dhe Milan-it. Më pas do të pritet vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi polak do të transferohet te kuqezinjtë me formulën e huazimit (15 milionë euro) dhe të drejtën e blerjes, për një shifër të totale të përafërt me 40 milionë. Në këtë operacion mund të përfshihen edhe Bertolacci me Halilovic për të ulur koston.

Milan, ndërkohë, ka arritur marrëveshjen me lojtarin, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me 2 milionë euro në sezon.

Related posts

PRESIONI PËR FINANCAT NË EUROPË/ Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi “shpërthen”: Boll me ultimatume…

Delo.autor

LAZIO BIE KEQ PA HYSAJN/ Sarri “harron” anësorin kuqezi (VIDEO)

F.autor

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Sadik.Autor

Leave a Comment