Futboll La Liga Sport

KASEMIRO DHE MODRIC DHUROJNË SPEKTAKËL/ “Los Blancos” mposht Sevillan dhe kërcënon kryesuesit

Reali i Madridit ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Sevijan në takimin e vlefshëm për javën e 20-të.

Për të zhbllokuar sfidën, skuadra e Solarit duhet të priste 78 minuta, atëherë kur Kasemiro lëshon një predhë nga afro 40 metro duke shtangur portierin Vaçlik.

Madrilenët nuk u mjaftuan me epërsinë e 1 goli, teksa në minutat shtesë të ndeshjes, Modriç dyfishoi rezultatin pas një topi të rikuperuar në sulm.

Me fitoren e sotme, Reali u ngjit në kuotën e 36 pikëve. 2 më pak se Atletiko Madrid dhe 7 më pak se Barcelona që kanë nga 1 ndeshje më pak.

Sfidën e radhës kampionët në fuqi të Europës do e luajnë në transfertë ndaj Espanjolit. Ndërkohë për Sevijan kjo ishte humbja e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e trajnerit Mashin ka lëshuar terren në sfidat e fundit duke rrezikuar zonën e Europës.

Related posts

PANIK NË KATEGORINË E PARË/ Goditet në kokë nga kundërshtari, shpëtohet jeta e portierit 19 vjeçar (VIDEO)

F.autor

Gjyqi i Muzakës me Tiranën, ja kur do t’a japë verdiktin disiplina

Sadik.Autor

Real Madrid monitoron tre futbollistë nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment