Futboll Ligue 1 Sport

SHKATËRRON GUINGAMPIN/ PSG hakmerret me 9 gola, por ylli përfundon në spital

Paris Saint-Germain është hakmarrë në mënyrën më brutale të mundshme ndaj Guingamp që e eliminoi nga Kupa e Ligës dhjetë ditë më parë.

Kampionët në fuqi kanë shpartalluar ekipin e vendit të fundit me rezultatin 9-0, një festival golash në Parc des Princes.

Cavani dhe Mbappe e mbyllin ndeshjen me tripleta, ndërsa Neymar me një dopietë.

Megjithatë një lajm i keq për Thoams Tuchel është dëmtimi në kavilje i Marco Verratti-t, i cili ka lënë lojën në minutën e 19’.

Trajneri i PSG është shprehur se dëmtimi i mesfushorit italian është i rëndë dhe ai është transportuar në spital.

Ndërkohë PSG mbetet i pamposhtur në Ligue 1 dhe kjo ishte fitorja e 17-të e sezonit.

Related posts

Kante shpallet futbollisti më i mirë francez për vitin 2017

Q.Autor

“SHYQYR HUMBËM 2-1 NDAJ BYLIS”/ Egbo: Jemi të qetë, me Kukësin si ndeshje derbi

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Manchester City, Leroy Sane dyfishon shifrat për “Qytetarët”

Delo.autor

Leave a Comment