Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ “Topçinjtë” mposhtin Chelsean dhe ngushton diferencën në renditje

Arsenal ka triumfuar 2-0 në derbin londinez ndaj Chelsea-t në Emirates pasditen e së shtunës.

Supersfida e javës së 23-të ka përfunduar në favor të Topçinjve, të cilët me këtë fitore i janë afruar Chelsea-t që ndodhet në vend të katërt dhe ndodhen me pikë të barabarta me Man United.

Falë dy golave të shënuar në pjesën e parë, Arsenal ka ruajtur pa vështirësi avantazhin pas pushimit, por i vetmi lajm i keq është dëmtimi në gju i Hector Bellerin, i cili përgatiti golin e parë për Lacazette.

Goli i dytë është shënuar nga mbrojtësi Koscielny, ai ishte goli i tij i 20-të në Premier League.

Related posts

E BËJNË FAKT TË KRYER/ Super trajneri më 14 qershor prezantohet te Juventusi

F.autor

ARSENAL NË KRIZË TË THELLË/ Gati të kthehen dy titullarë, por superblerja e verës ende me Covid-19

Delo.autor

Të gjithë i kishim sytë te El Clasico, por shikoni super-golin e Balotellit

Sadik.Autor

Leave a Comment