Gossip

KAM LUAJTUR KUNDËR ZLATAN IBRAHIMOVIÇ/ Këngëtar shqiptar bën deklaratën befasuese (FOTO)

Blero është një nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës shqiptare. Së fundmi, i ftuar në “Prive”, ai ka treguar disa detaje vërtetë interesante nga jeta e tij.Ndër të tjera, Blero ka zbuluar se sa vite më parë kishte patur rastin të luante kundër futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimovic.“Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka rënë të luajë një herë kundër futbollistit shumë të famshëm, që tani njihet në gjithë botën, Zlatan Ibrahimovic”, ka rrëfyer këngëtari.

Gjithashtu, Blero ka shtuar se ekipi i tij kishte zhvilluar ndeshje kundër ekipit të futbollistit, për kupën e Suedisë.“Ka qenë një ndjenjë interesante, në atë kohë ishte normale veç lojë, por tani pas 15-16 vitesh, ai është bërë yll i botës në futboll, është legjendë. Është interesant kur i thua dikujt që unë kam luajtur kundër tij”, ka thënë Blero.

 

Related posts

“PENSIONISTI” ROMARIO “SHËNON” SËRISH/ E dashura e re është “një bombë” (FOTO)

Delo.autor

ISH-PARTNERJA E BALOTELLIT HARRON SULMUESIN/ Shkëmben puthje të zjarrta me një tjetër italian të famshëm (FOTO)

Delo.autor

REPERJA SHQIPTARE TAKOHET ME CR7/ Shihni çfarë bën Ronaldo për të (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment