Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Milan arrin akordin me Piontek, nesër firma e shumëpritur

Milani ka arritur akordin me Piontek dhe nesër pritet të hidhet firma e polakut për tu quajtur dhe me vulë lojtar kuqezi.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercato.web”, drejtuesit e të dyja ekipeve kanë mbyllur marrëveshjen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes që është luajtur sot në drekë në Xhenoa.

23-vjeçari tanimë mund të quhet pjesë e Milanit duke premtuar që serinë pozitive të golave ta vazhdojë me një fanellë tjetër.

Formula e transferimit do të jetë e tillë, një pjesë e parave do të paguhen tani, ndërsa pjesa tjetër që do të jetë afërsisht 30 milionë euro, në fund të sezonit. Kjo për shkak se Milani ka probleme me UEFA-në, për Financial Fair Play.

Related posts

Ja pse Mandzukic i tha jo Manchester United

Isa.Autor

“RASHICA”/ Altin Lala: Ende nuk e ka kuptuar potencialin që ka, bën diferencën në fushë

F.autor

“EURO 2020″/ “Furia e Kuqe” e pamërshirshme, sulmuesi Torres ndëshkon Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment