Boks MMA

SHMANG NJË TRAGJEDI NË PLAZH/ Ish-kampioni i UFC shpëton adoleshentin që ishte duke u mbytur

Ish-kampioni i UFC, i cili së fundmi ka kërkuar anulimin e kontratës, ka shmangur një tragjedi në plazhin pranë shtëpisë së tij në Torrance, California.

Fabricio Werdum kishte rreth një orë në plazh kur i kapi syri dy të rinj në telashe brenda në ujë dhe braziliani nuk nguroi të shkonte t’i ndihmonte.

“Nuk u mendova dy herë, shkova t’i ndihmoja megjithëse gruaja ime nuk ishte dakord,” shprehet Werdum për AGFight.com.

“Kur shoh me vëmendje, ishin dy kokë të vogla që po kërkonin ndihmë brenda në ujë. Ata ishin shumë larg, rreth 70 metra larg. Mora xhupin e shpëtimit dhe shkova të ndihmoj rojen e plazhit i cili ishte nisur ndërkohë.

“ I thashë të kapte vajzën, ndërsa unë do të ndihmoja djalin i cili ishte thuajse i pavetëdijshëm. Falë Zotit arrita ta kapja dhe ta çoja në breg.

“Më pas aty ishte një burrë i vjetër që më ndihmoi. Dallgët ishin të mëdha, vajza u zhyt nja tre herë. Çfarë adrenaline! Më keq se në një ndeshje MMA, madje as nuk krahasohet.”

Related posts

Fury shpall datën e rikthimit, ka një mesazh për Joshua & Wilder

Sadik.Autor

MPOSHT RIVALIN ME TRE RAUNDE/ Adriatik Cami përfundon karrierën me një titull Kampion Bote

Delo.autor

DEKLARATA BOMBË/ Khabib: Gati të PAJTOHEM me McGregor, por preferoj të dueloj ndaj…

Isa.Autor

Leave a Comment