Boks Sport

DUELI NDAJ BRITANIKUT ÇARLTON/ Florian Marku bëhet gati për ndeshjen e radhës: Do t’ua mbyll gojën atyre që… (VIDEO)

Florian Marku po bëhet gati për ndeshjen e radhës në boksin profesionist, teksa më 30 janar 2021 do të përballet me britanikun Rilan Çarlton, duel që do të zhvillohet në Londër.

28-vjeçari po përgatitet intensivisht dhe kërkon që ta lërë pas krahëve barazimin e padrejtë që vendosi juria në duelin e tij të fundit. Boksieri shqiptar ka reaguar me një tjetër postim në rrjetet sociale ndaj gjithë atyre që dyshojnë tek aftësitë e tij.

“Do t’ia mbyll gojën kujtdo që ka dyshuar në aftësitë e mia dhe që nuk beson tek unë më datë 30 janar”, shkruan Marku në “Instagram”. Ndaj Çarltonit, Marku do të zhvillojë ndeshjen e nëntë si profesionist, teksa në sfidat e mëparshme “dinamiti” kuqezi regjistron 7 fitore dhe 1 barazim.

VIDEO

Related posts

E TRISHTË/ Gjendet i vdekur në liqen babai i titullarit të Liverpulit

Delo.autor

Zyrtare/ Merkato e Flamurtarit: Dy rinovime dhe një largim

Sadik.Autor

ARSENAL-RENNES/ Maitland-Niles realizon të dytin ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment