Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Suarez “alarmon” Barcelonën, zbulon trajnerin e preferuar

Luis Suarez ka shqetësuar katalanasit me deklaratat e fundit të bëra për revistën gjerman “11FREUNDE”. Uruguaiani, në   fakt, ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tij me Liverpool-in, skuadra me të cilën është bërë i njohur në futbollin ndërkombëtar, është akoma shumë e fortë.

“Të gjithë ata që kanë luajtur me Liverpool-in mbeten të lidhur për të gjithë jetën me klubin. Skuadra po luan shumë mirë në këtë sezon dhe jam shumë i interesuar të kuptoj se çfarë do të bëjnë”, ka thënë Suarez.

Duke parë se intervista e dhënë nga uruguaiani ka qenë për një revistë gjermane, nuk mund të mungonte një pyetje për trajnerin e “Të Kuqve”, Jurgen Klopp, i cili është një nga më të vlerësuarit në botë. “Çdo lojtar do të donte të stërvitej nga Klopp”, kanë qenë fjalët e Suarez.

Deklarata këto që ndezin ëndrrat e tifozëve të Liverpool-it dhe alarmojnë pak ata të Barcelona-s.

Related posts

PSG-ja nuk ia ka idenë çfarë ka në plan të bëjë Neymari

Q.Autor

DILEMA PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Ja se ç’do të bëjë trajneri Shaland me Kosovën pas “EURO 2020”

Delo.autor

INTER MERR NJË LAJM TË KEQ/ Testohet sërish pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment