Futboll Ligue 1

E BUJSHME NË FRANCË/ Dështimi në Champions i kushton vendin Tuchel, PSG zgjedh trajnerin që e duan të gjithë

Mes skuadrave që kërkojnë shërbimet e trajnerit portugez Jose Mourinho është edhe skuadra kampione e Francës, Paris Saint Germain. “Special One”, i shkarkuar dy muaj më parë nga skuadra e Manchester United, ka konfirmuar se deri më tani ka refuzuar 3 oferta, ndërkohë që shihet si favorit për t’u rikthyer te Real Madrid. Por sipas shtypit anglez, trajneri mund të nisë një aventurë të re, në një kampionat dhe ekip të ri.

Sipas “The Sun”, trajneri Jose Mourinho dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, kanë zhvilluar së fundi një takim, ku kanë diskutuar për mundësinë e transferimit të portugezit te kampionët e Francës. Trajneri portugez ka shprehur gadishmërinë e tij për të drejtuar ekipin e PSG-së, ku do të marrë vendin e Thomas Tuchel. Por ky transferim do të bëhet vetëm në rast se Tuchel do të dështojë në Champions League, pasi në kampionat titulli është i fituar.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ Lëvizje të shumta në Superiore, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Arsyet pse tifozët e Manchester Unitedit i urrejnë pronarët e klubit

Delo.autor

NDIZET SFIDA NË “STAMFORD BRIDGE”/ Manchester City realizon dy gola të shpejtë në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment