Futboll Seria A

Juventus bën goditjen e bujshme në merkato, gati transferimi i Balotellit

Mario Balotelli raportohet se është afër transferimit në Juventus.

Mario Balotelli është lajmi i ditës. Sipas mediave italiane, ish sulmuesi i Milanit e Interit është afër arritjes së marrëveshjes me Juventusin për t’u transferua në verë te Zonja e Vjetër si lojtar i lirë, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Manchester City ka realizuar 17 gola për Nice këtë sezon dhe Juve e sheh si zëvendësues ideal për Gonzalo Higuain, që shpesh është larg formës më të mirë.

Raportohet se çelësi për këtë transferim është Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të mira me Juven – skuadër në të cilën e transferoi në vitin 2017 Blaise Matuidin.

Përveç Balotellit, si lojtar i lirë Juves pritet t’i bashkohet gjatë verës edhe Emre Can nga Liverpooli.

Related posts

AVOKATË FRANCEZË PËR ÇINARIN/ Ja prapaskenat e Partizanit për të hequr “embargon”

Delo.autor

Lazio – Roma, formacionet zyrtare të derbit drithërues

Sadik.Autor

GJITHMONË I SUKSESSHËM/ WENGER rikthehet në STOL dhe FITON TROFEUN e…

Isa.Autor

Leave a Comment