Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Rifillojnë kërkimet. Ja çfarë ndodhi me pilotin e dytë (FOTO)

Policia e Guernsey, ishulli midis Francës dhe Anglisë, njoftoi këtë mëngjes se ata kishin rifilluar operacionet për të gjetur avionin të llojit Piper, në të cilin natën e së hënës po udhëtonte Emiliano Sala, sulmuesi që Cardiff sapo e kishte blerë nga Nantes. Ata shpjeguan se kërkimet do të kryhen në zonën midis ishujve në disa zona të përcaktuara nga autoritetet e kërkim-shpëtimit.

Piloti misterioz – Shpresat për të gjetur të gjallë futbollistin dhe pilotin Dave Ibbotson po veniten, por një pyetje shqetësuese është ngritur pikërisht në praninë e këtij të fundit në aeroplan.

Sipas gazetës franceze “Ouest France”, tre persona kanë kaluar kontrollet në lidhje me fluturimin në fjalë: i treti ishte një tjetër pilot, Dave Henderson, i cili kishte një eksperiencë të madhe në drejtimin e Piper PA-46-310P Malibu, por që në fund vendosi të mos marrë pjesë në udhëtim.

Në informacionet e para rezultoi se ai ishte piloti i zhdukur së bashku me sulmuesin Sala, por ai ka reaguar në rrejte sociale duke mohuar lajmet e dala në media: “Në kundërshtim me atë që thonë gazetat, unë nuk kam vdekur”. Pse ndryshoi mendje në fund të fluturimit? A i kuptonte kushtet e këqija të avionit apo motit? Pse la në drejtim një pilot pa eksperiencë me të tillë avion dhe vetë u kthye mbrapsht? Këto janë disa nga pyetjet që Henderson do të duhet të përgjigjet.

 

Related posts

Problemet me dëmtimet/ Eros Grezda rrezikon ndjeshëm sezonin e ri me Osijek

Isa.Autor

April Summer: Si do t’ia bëjmë nëse Icardi shkon te Juvja?

Sadik.Autor

Ngecin negociatat, Partizani ka probleme me lojtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment