Futboll La Liga Sport

PAS AFRIMIT TË DE JONG/ Frika e Bartomeut: Po shkoi keq, do të marr fund

Frenkie de Jong është një lojtar i Barcelona-s. Në të vërtetë ai do të bashkohet me katalanasit pas përfundimit të këtij sezoni, por ndërkohë gjithçka është e zezë mbi të bardhë. Plot 75 milionë euro, plus 11 si bonus.

Një investim i madh nga klubi spanjoll, që nuk ka dashur të rrezikojë duke ia deleguar dikujt tjetër përgjegjësinë e mbylljes së marrëveshjes. Siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, ka qenë vetë presidenti Bartomeu që ka nënshkruar kontratën me lojtarin. Një prani simbolike dhe një marrje përgjegjësie, por që mund t’i kthehet kundër.

Duket se De Jong është më shumë një blerje e presidentit sesa e klubit. Bartomeu e di mirë këtë, sepse ka qenë ai që ka kërkuar përshpejtimin e operacionit, duke nxjerrë jashtë loje PSG-në që i ka bërë pak a shumë Ajax-it të njëjtën ofertë. Numri një i katalanasve e di mirë se konfirmimi i tij në krye të klubit në 2021-in do të varet nga suksesi ose dështimi i holandezit.

Sipas shtypit spanjoll, ai ia ka rrëfyer këtë bashkëpunëtorëve të tij më të afërt se: “Po shkoi keq, do të më vrasin”. Ndoshta nuk do të arrihet deri në këtë pikë, por dështimi i De Jong do të ishte një katastrofë e vërtetë, veçanërisht duke parë këmbënguljen e Bartomeut për ta marrë.

Nga ana tjetër, zgjedhjet e fundit të bëra nga presidenti në merkato nuk kanë shkuar shumë mirë. Janarin e kaluar Barcelona ka marrë  kolumbianin Yerry Mina, qendërmbrojtës që trajneri Valverde nuk ka dashur ta shohë as me dylbi. Gjithsesi, falë paraqitjes së mirë të bërë nga lojtari në Botëror, klubi ka dalë me fitim nga shitja e tij: 40 milionë euro kundrejt 12 të shpenzuara për blerjen.

Nuk mund të thuhet akoma e njëjta gjë për Malcom, edhe ai i marrë pa u këshilluar me trajnerin. Braziliani e ka kaluar pjesën e parë të sezonit mes stolit dhe tribunës pasi u ble për 42 milionë euro. Edhe Coutinho me Dembele, të siguruar për shifra marramendëse, nuk i kanë justifikuar akoma paratë e shpenzuara për ta.

Është e vërtetë se Barça ka të ardhura vjetore të frikshme, por as në “Camp Nou” paratë nuk rriten në pemë. Bartomeu e di dhe shpreson që De Jong të mos e tradhtojë.

Related posts

AS RONALDO E AS BERNARDESCHI/ Capello zgjedh: Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte…

Delo.autor

EDY REJA NIS ME NDRYSHIME NË KOMBËTARE/ Ja emri i parë i listës së qershorit

Delo.autor

Hyka si Agolli/ Panuçi “djeg” kapitenët. Habi me mosgrumbullimin e Gurit

Isa.Autor

Leave a Comment