Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Policia u jep fund kërkimeve: Mundësitë janë të vogla

Kërkimet për avionin e zhdukur me të cilin udhëtonte sulmuesi i Cardiff-it, Emiliano Sala, janë ndërprerë përfundimisht ditën e sotme.

Policia e Gurnesy ka bërë një komunikatë publike në lidhje me vendimin e marrë, në të cilën thuhet:

“Mundësitë për një rikuperim janë shumë të vogla në këtë pikë. Pavarësisht sforcimit maksimal dhe kërkimeve që kanë mbuluar një hapësirë prej 4.400 kilometrash katrorë, ne nuk kemi arritur të gjejmë asnjë gjurmë të avionit, pilotit dhe pasagjerit”.

Një nga pilotët e avionëve të kërkimit, Mike Tidd, ka thënë për ITV News se “nuk ka asnjë shans” për të gjetur Sala ose pilotin e avionit të zhdukur.

Related posts

CIES, Reina kryeson renditjen e 50 ofertave “low cost”

Sadik.Autor

DERBI 151/ Formacionet e mundshme: Nuk priten SURPRIZA, TIRANA në sulm (FOTO)

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për sulme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael: Antiterrori shoqëron 200 persona

Isa.Autor

Leave a Comment