Futboll Premier League

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë ish-kapiteni i Anglisë, Jimmy Armfield

Ish-futbollisti anglez, Jimmy Armfield, ka ndërruar jetë në moshë 82 vjeçare, pas luftës së gjatë me kancerin.

Mbrojtësi i dikurshëm i Blackpoolit (1954–1971), pas përfundimit të karrierës kishte punuar si trajner dhe si komentator në BBC Radio Five.

Gjatë karrierës si futbollist, ai ka luajtur vetëm për një klub (Blackpool), ndërsa ka qenë pjesë e ekipit të parë të Anglisë gjatë viteve 1959–1966. Njëherësh, ai ka qenë edhe kapiten i Tre Luanëve.

Bolton Wanderers (1971–1974) dhe Leeds United (1974–1978) janë klubet që i ka menaxhuar si trajner.

“Pas një beteje të gjatë dhe të guximshme, burri, babai, gjyshi dhe njerku ynë i dashur, Jimmy Armfield, ka ndërruar jetë i qetë i rrethuar nga familjarët e tij”.

“Në këtë periudhë jemi akoma të shokuar, sepse po e nisim procesin e zisë. E dimë se Jimmy ka qenë figurë publike, por me shumë respekt, familja po kërkon privatësi”.

“Kemi marrë shumë mesazhe të bukura të shprehjes së dashurisë dhe mbështetjes, për të cilat jemi shumë falënderues, dhe jemi të prekur nga të gjitha fjalët e mira”, thuhet mes tjerash në njoftimin e familjes së tij.

Related posts

“PENALLTIA E VITIT” JEPET NË SUPERIORE/ Ja 11 metërshi qesharak i arbitrit Llapra (VIDEO)

Isa.Autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Safet Gjici: Policia dhe ligji duhet të veprojë fort për…

Delo.autor

NUK LUAN QË NGA SHTATORI ME REAL MADRID/ Por Gareth Bale do të jetë gati për ndeshjen speciale

Delo.autor

Leave a Comment