Futboll Seria A Sport

PËRSËRI NË ALARM JUVENTUSI/ “Katalanasit” bëjnë gati ofertën e çmendur

Joao Cancelo mund të ndryshojë përsëri ekip. Pas huazimit nga Valencia tek Inter dhe transferimit tek Juventus, që ka ardhur pasi zikaltrit nuk kanë patur paratë e mjaftueshme për të blerë kartonin e tij, mbrojtësi i krahut duket se do të jetojë një tjetër verë të nxehtë.

Sipas shtypi italian, për të interesohet Barcelona, që duket se është bindur nga paraqitjet e bëra nga lojtari në kampionatin italian dhe në Champions League. Katalanasit duket se janë gati t’i bëjnë një ofertë bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.

Spanjollët e shikojnë Cancelo-n si pasardhësin e Dani Alves, por bardhezinjtë nuk do të heqin dorë me lehtësi nga ylli i tyre, veçanërisht pas investimit të rëndësishëm të bërë verën e kaluar.

Cancelo, në fakt, i ka kushtuar 40 milionë euro kampionëve të Italisë, të cilët nuk do të jenë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet për më pak se 60 milionë…

Related posts

Reali barazon gjithçka në “Allianz Arena” (VIDEO)

Sadik.Autor

Rekordi i Werder Bremen, firmos për të pestën herë me “gjyshin” e sulmit

Sadik.Autor

PËRKEQËSOHET SITUATA PËR SARRIN/ Milani nuk është gati të investojë në merkato për…

Isa.Autor

Leave a Comment