Futboll Seria A

PAS AFRIMIT TEK CHELSEA/ Abate “thumbon” Higuain: E përshëndes, por kjo fanellë…

Gonzalo Higuain është larguar nga Milani për të shkuar te Chelsea i Maurizio Sarri-t dhe kuqezinjtë e kanë zëvendësuar argjentinasin me Krzysztof Piatek, të marrë nga Genoa për 35 milionë euro.

Ignazio Abate, mbrojtësi i krahut i skuadrës së Gennaro Gattuso-s, është kthyer të flasë për “Pipita-n” në një intervistë të dhënë për “SportMediaset”.

“Dua ta përshëndes Gonzalo-n, me ne ishte përshtatur shumë mirë. Më pas është e qartë se çdo lojtar ka historinë e tij dhe kush nuk e ndien të bëhet pjesë e këtij projekti është e drejtë që të marrë vendime të caktuara”.

“Kjo fanellë duhet mbajtur me krenari dhe grupi vjen para gjithçkaje. Kemi qenë gjithmonë të bashkuar në momentet më të vështira dhe kemi bërë paraqitje shumë të mira”.

“Piatek? Ka bërë shumë mirë deri tani. Tani do të jetë detyra jonë ta presim me krahët hapur dhe ta ndihmojmë të përshtatet sa më shpejt”, ka thënë Abate.

Related posts

Guardiola: Derbi? E kemi një sy të hapur te ndeshja e kthimit me Liverpool

Sadik.Autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Dybala humb balotazhin për ta nisur titullar, ja arsyeja

Delo.autor

E PAPRITUR NGA MAQEDONIA/ Totre mund t’i japë lamtumirën Tiranës që në janar

Delo.autor

Leave a Comment