Futboll Seria A Sport

VIJON “EPISODI I KUJTIMEVE” ME “TORTURA”/ Fenomeni: Konspiracioni tek Inter më “SHKATËRROI”

Mbase do të jetë 80-vjetori i Gigi Simoni, ish-trajnerit të tij te Inter, ose mbase fakti që si pronar i një skuadre, tashmë Ronaldo e sheh futbollin nga një tjetër perspektivë. Fakti është se ish-sulmuesi Brazilian nuk arrin dot të harrojë atë përplasje mitike me Mark Iuliano që ka shënjuar historinë e futbollit Italian, përtej përballjeve direkte mes Juventus dhe Inter.

Prillin e vitit të kaluar, ai episode ka mbushur plot 20 vite, por vijon të torturojë kujtimet e ‘Fenomenit’, i cili është ripërballur me episode, por kësaj here duke folur në kuadër të VAR, i aplikuar në Itali në sezonin 2017-2018 ndërsa në La Liga, aty ku luan ekipi nën pronësinë e brazilianit, Valladolid po përdoret në këtë sezon.

“Në kohët e Inter pësova një konspiracion, që më shkatërroi. VAR ka si objektiv të ndihmojë, ndonëse nuk është ende perfekt. VAR nuk do të eliminojë tërësisht gabimin njerëzor, por duhet mbështetur, ndonëse dyshimet mbeten”, deklaroi Ronaldo gjatë një takimi me Carlos Clos, ish-arbitër, tashmë përgjegjës për VAR në Spanjë.

Related posts

“DO DHUROJË TË GJITHA FITIMET…”/ Skënderbeu solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

Delo.autor

Emery: Lucas Moura? Është më mirë që të gjejë një skuadër të re

Q.Autor

AKSIDENT I TMERRSHËM/ Tronditet bota e sportit, ndahet nga jeta ish kampioni i botës

Isa.Autor

Leave a Comment