Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Kante financon kërkimet për ish-shokun e skuadrës

Bota e futbollit dhe jo vetëm është bashkuar në mbështetje të Emiliano Sala, lojtari 28-vjeçar i cili është zhdukur mbrëmjen e së hënës, teksa po udhëtonte me avion drejt Cardiff-it, ekipi që e bleu nga Nantes për 20 milionë euro.

Autoritetet i kanë dhënë fund kërkimeve të enjten pasi nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë të avionit, pilotit dhe vetë Sala gjatë tentativave të bëra për katër ditë.

Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur reagimi nga yje të ndryshëm të botës së futbollit që kanë bërë thirrje që kërkimet të vazhdonin. Gjithsesi, njëri prej tyre, N’Golo Kante, ka vendosur të bëjë diçka më shumë.

Mesfushori i Chelsea-t, sipas “TimeSport”, i cili ka luajtur me Sala te Caen në sezonin 2014/15, ka vendosur të kontribuojë financiarisht për të gjetur Emiliano Sala.

Related posts

Historia e çuditshme e portierit iranian që ndaloi Ronaldon

Sadik.Autor

KRYESOJNË KAMPIONATIN/ Titulli kampion te Tirana vjen që nga stafi “bardheblu”, 4 persona ndajnë 38 trofe

Delo.autor

REAL MADRID/ Arbeloa lë pankinën e Los Blancos: Shpresoj të kthehem një ditë

F.autor

Leave a Comment