Futboll Sport

ELEMINIMI NGA “FA CUP”/ Xhaka sherr me tifozët e Arsenalit: Qepeni, mbylleni gojën! (VIDEO)

Eliminimi nga FA Cup, pas humbjes 1-3 në shtëpi përballë Mançester Junajtid, nuk ka kaluar fort qetë te Arsenali. Ishte pikërisht Granit Xhaka, i cili pasi po dilte nga stadiumi “Emirates” pas ndeshjes, në automjetin e tij personal, u kap me disa tifozë të Arsenalit.

Disa tifozë i kishin dalë para, dhe po e kritikonin performancën e Xhakës, diçka surprizuese, pasi në tërësinë e ndeshjes, ai nuk është se ishte nga më të dobëtit në fushë, edhe pse ekipi i tij në fund u eliminua.

Teksa po shkëmbenin disa fjalë, Xhaka në fund iu drejtua tifozëve me fjalët : “Qepeni, mbylleni gojën!”, para se të mbyllte xhamin e makinës së tij, e të largohej. Nga ana tjetër, kishte gjithashtu tifozë që e përkrahnin Xhakën, e kërkonin që ai të qetësohej.

 

Related posts

Tyson Fury sërish në ring pas 2 muajsh, më 18 gusht në Belfast

Sadik.Autor

NBA/ Pistons “bie” në Boston, Oklahoma nuk di të ndalet, fitorja e 18-të sezonale

F.autor

Mallkimi i minutës së fundit, Lazio bën bllofin e sezonit me Genoan në ‘Olimpico’

Q.Autor

Leave a Comment