Futboll Seria A Sport

SHKRUAN HISTORINË NË SERIE A/ Quagliarella kalon CR7 dhe barazon rekordin 25-vjeçar

Fabio Quagliarella ka shkruar emrin e tij në historinë e Serisë A.

Sulmuesi 35-vjeçar ka zhbllokuar me penallti takimin që po zhvillohet në “Ferraris” mes Sampdoria-s dhe Udinese-s. Kjo ka qenë ndeshja e 11 radhazi me gol në kampionatin italian për Quagliarella-n, i cili ka barazuar rekordin e vendosur nga Gabriel Omar Batistuta në nëntorin e 1994-ës.

Gjithashtu, ky realizim e ka ndihmuar sulmuesin veteran të marrë përkohësisht kreun e renditjes së golashënuesve të Serisë A me 15 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo, i cili do të kërkojë të kundërpërgjigjet në ndeshjen që Juventus do të luajë nesër kundër Lazio-s.

Related posts

E BUJSHME/ “Tërbohet” presidenti i Juventusit, Alegri mund të shkarkohet përpara…

Delo.autor

Sulmuesi i Arsenal shumë pranë Lazio-s

Sadik.Autor

LA LIGA/ Barcelona nuk falin në “Camp Nou”, Los Blancos” zhgënjen ndaj Sociedad. Ja të gjitha rezultatet

Delo.autor

Leave a Comment