Futboll Seria A

Gattuso i kënaqur: Objektivi të rikthejmë Milanin në nivelet më të larta

Pas fitores ndaj Cagliarit që përkon të jetë e dyta rradhazi për Milanin, sukses që i rendit kuqezinjtë në vendin e 7 dhe i afron më shumë me kompeticionet europiane trajneri Gattuso shfaqet më i qetë  duke shijuar këtë moment pozitiv.

“Shpresoj që të përmirësohemi akoma më shumë sepse në jetë ka gjithmonë për të mësuar. Uroj të vijoj qëndrimin tim në këtë klub që ka qënë gjithnjë shtëpia ime. Për momentin prioritet mbetet ngjitja e kësaj skuadre në nivelet më të larta duke e kthyer Milanin në një skuadër solide. Lidhur më të ardhmen time dëshira ime më e madhe është që të arrij maksimumin me këta lojtarë”.

Lidhur me faktin se tashmë ky Milan po tregon rritje profesionale trajneri 40-vjeçar shprehet se ka një skuadër me shumë kualitet në dispozicion dhe misioni i tyre është pikërisht ndërtimi i një ekpi kompakt dhe fitues.

“Kemi shumë lojtarë kualitativ mes nesh, por teknika individuale  nuk mjafton sepse objektivi ynë është ndërtimi i një skuadre kompakte. Në organikën tonë nuk veçojmë asnjë lojtar si simbol të ekipit, kërkojmë që simbol të jetë pikrisht grupi që kam në dispozicion. Falenderoj të gjithë lojtarët për impenjimin dhe dëshirën e tyre për të dhënë makismumin. Sa i takon kampionatit mund të them se më ka impresionuar Lazio, me në krye Simone Inzaghin. Ndërsa për merkaton e kemi theksuar edhe herë të tjera, jemi të kënaqur me grupin aktual ndaj nuk do të bëjmë asnjë ndërhyrje”.

Related posts

ISHTE VAKSINUAR/ Trajneri i Serie A rezulton me Covid-19. Izolohet në shtëpi, ja emri…

Delo.autor

MERKATO/ Ky është formacioni ideal i Barçës në 2018 me blerjet e janarit (FOTO)

Q.Autor

“KA LUHATJE…”/ Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli, trajneri Zaneti zbulon arsyen

F.autor

Leave a Comment