Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ “Los Blancos” bind ndaj Espanyol, Bale rikthehet me gol

Real Madrid ka bërë një paraqitje bindëse në fitoren 4-2 ndaj Espanyol në ndeshjen e javës së 21-të në La Liga.

Los Blancos goditën tre herë gjatë pjesës së parë kundërshtarët me golat e Benzema (2) dhe Sergio Ramos.

Kjo ishte hera e parë që Real shënon tre gola në pjesën e parë për këtë sezon.

Ndërkohë për Ramos ky ishte goli i 50-të me kokë për Real, nga 83 që ka shënuar gjithsej.

Me këtë fitore, Real ndodhet në vend të tretë të renditjes së La Liga-s me 39 pikë të grumbulluara.

I vetmi aspekt negativ për Los Blancos, që sot ishin veshur me fanella të kuqe, ishte kartoni i kuq i Raphael Varane, i cili vuri disi në vështirësi shokët e ekpit.

Gjithsesi, Real e menaxhoi mirë ndeshjen edhe me 10-të lojtarë duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Related posts

STATISTIKAT/ Atë që ka bërë Manchester City këtë muaj, rivali në Premier nuk e ka…

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenham “trullos” Chelsean dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

“KËRCËNON” TORINON/ Ronaldo: Juventusi nuk dëshiron të humb, kështu që…

Isa.Autor

Leave a Comment